Main Main
Main
Main Main Main
Main
Main Main Main

Hacked By Aymane Mino

Rreth QNK

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", Piramida, u ndërtua dhe u inaugurua si mauzoleum për diktatorin Enver Hoxha në vitin 1988 në Tiranë, tre vjet pas vdekjes së diktatorit. Ky muze që kushtoi 3 milionë e gjysmë dollarë, u ndërtua në kohën kur populli shqiptar jetonte në një varfëri të tejskajshme. Muzeu u ndërtua në dy vjet. Për ndërtimin e tij punuan rreth 300 punëtorë. Në vitet e demokracisë, në 8 gusht të vitit 1991, me vendimin nr. 286 të Këshillit të Ministrave, kësaj godine ju dha emri “Qendra Ndërkombëtare e Kulturës”. Me vendimin nr. 20 datë 28.09.1995 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, QNK është regjistruar si person juridik. Me vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 475 datë 12.07.2006 Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës i jepet emri QNK “Arbnori” në nder të figurës së shquar Pjetër Arbnori. Në statusin e vet përcaktohet se ky institucion do të merret me veprimtari kulturore-artistike, çlodhëse, argëtuese si dhe me veprimtari tregtare. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” është me vetëfinancim të plotë. Në strukturat e saj funksiononin: Kinemaja, Odeoni (sallë e madhe për shfaqje artistike), Galeria e Arteve Figurative, salla seminaresh etj. Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin nr. 66, datë 21.10.2010, miratoi vendimin: “Për Ndërtimin e Kompleksit të Ri Parlamentar”. Piramida do të prishet për ndërtimin e kompleksit të ri parlamentar. Aktualisht, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” është zhvendosur nga godina e Piramidës dhe është vendosur ne 2 zyra ne rrugën “Muhamet Gjollesha”. Stafi është reduktuar dhe aktualisht përbehet nga pesë persona. Në këtë periudhë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” ka ndërtuar një strategji të re artistike, duke bërë aktivitete të përbashkëta me Qendrat Kulturore dhe Bashkitë e qyteteve të ndryshme të Shqipërisë, për të evidentuar vlerat më të mira kulturore e artistike të çdo rrethi. Po ashtu, një vëmendje të veçantë QNK po i kushton bashkëpunimit me Qendra homologe dhe komunitetin shqiptar jashtë atdheut për të evidentuar vlera dhe për të dhënë një imazh tjetër të lartë të vendit tonë, nëpërmjet projekteve elitare dhe profesionale.

Mundësuar nga ProTech
Hacked By JEMBUTMAWUT © 2017