Ekspozita

Ekspozita në vite:

  • Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në  bashkëpunim me Ministrinë e Kultures, hapi në  Hollin e Piramidës datë 3-10 Qershor 2016,  Ekspozitën  personale të piktorit të njohur Leonardo Voci me titull "ARTE MODERNE".
  • Në Hollin e  Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në datë 28 korrik 2015 u çel ekspozita Fotografike “Shqipëria Turistike" - Trashëgimia e pasur kulturore arkeologjike dhe nënujore
  • Athinë.  Dt. 5-8 Qershor 2015 u çel ekspozita fotografike “ Lule në park, statuja në park dhe në ambjente publike”.Kjo ekspozitë u organizua nga Shoqata Greke e Fotografisë në bashkëpunim me shoqatën kulturore të Kipselit dhe shoqatën kulturore “ Fjala e Artit.
  • Ekspozitë Grafike me titull “Pranverë Rinore 2015”, me të rinjtë e Ateliesë së Grafikës të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë.
  • Ekspozitë Fotografike "Skulptura e Parkut në Shqipëri", e autorit Leonardo Voci, ekspozuar në Venecia
  • Ekspozitë Fotografike "Skulptura e Parkut në Shqipëri", e autorit Leonardo Voci, bashkëpunim me Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit
  • Ekspozitë Fotografike "Malësi e Shkodër", e autorit Vilson Frangaj
  • Ekspozitë Fotografike “Jeta nuk ndalet – Mozaiku i jetës” e fotografit Patër Pashko Gojçaj
  • Ekspozitë e koleksionistit privat Jaho Brahaj, Dita Ndërkombëtare e Muzeve “Portrete”
  • Fotoekspozitë e fotografes greke Stamatina Kokinaki “Flowers, Love, Peace”.
  • Ekspozitë fotografike në nder të Presidentit Amerikan Xhorxh W. Bush.
  • Ekspozita mbi jetën dhe veprën e kryeministrit te parë hungarez Lajos Battyany, me rastin e 200 vjetorit të lindjes, në bashkëpunim me Ambasadën Hungareze ne Tiranë.
  • Ekspozitë fotografike New York – Tiranë – New York.
  • Ekspozitë me vizatime për Nënë Terezën nga nxënës të shkollave 9-vjeçare të Tiranës.
  • Ekspozita “Imazhe për Nënë Terezën”, e piktorit Gjovalin Paci. Mini-konkurs me piktorët e vegjël “Nënë Tereza në sytë e tyre”, me nxënësit e shkollave 9-vjeçare të kryeqytetit.
  • Ekspozitë vetjake me piktura dhe instalacione e piktorit Andis Gjoni.
  • Ekspozitë vetjake e piktorit Ardit Faja.
  • Fotoekspozitë nga SHBA-ja, me foto nga A.Gurashi.
  • Ekspozitë e prodhimeve artizanale. Organizuar nga QNK “Arbnori” në bashkëpunim me Shoqatën e Grave Afariste dhe Profesioniste.
  • Ekspozitë me nxënësit e shkollës Kombëtare Artistike «Jordan Misja».
  • Ekspozitë e pikturës me nxënës të shkollave 9- vjeçare të Tiranës.
  • Ekspozitë me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Grave. Krijimtaria e Drita Çomos. “Ekspozitë e piktoreve Ballkanas”.
  • Ekspozitë përkujtimore në 125 vjetorin e lindjes së kompozitorit hungarez Kodaly Zoltan. Veprimtari në kuadër të javës Evropiane të Kulturës.
  • Fotoekspozitë nga Ambasada Gjermane dhe Instituti Gëte.
  • Fotoekspozitë nga bashkëpunimi i Ambasadës Zvicerane dhe Pro Helvetia.
  • Realizimi i mozaikut “Kali” me kruajtëse të dhëmbëve, rekord i librit Guiness, bashkëpunim i QNK “Arbnori” me piktorin Saimir Strati, rekordmen i librit Guiness.
  • Realizimi i mozaikut me gozhdë “Autoportret i Da Vincit”, rekord i librit Guiness . Bashkëpunim i QNK “Arbnori” me piktorin Saimir Strati.
  • Ekspozitë e piktoreve të rinj të Tiranës me temë “Pavarësia e Kosovës”, përmes ngjyrave të artistëve të rinj.
  • Ekspozitë e studentëve të Akademisë së Arteve të Bukura të Kosovës dhe të Tiranës.
  • Ekspozitë e piktorit Rakip Shabani.
  • Fotoekspozitë e italianit Luciona Kapeli.
  • Fotoekspozitë e misioneve italiane nëpër botë, përfshirë edhe misioni italian në botë.
  • Ekspozitë e piktorëve Francezë, salla e galerisë.
  • Fotoekspozitë e nxënësve të shkollës së mesme të përgjithshme “Sami Frashëri” në Tiranë, me titull “Kryeqyteti në sytë e adoleshentëve”.
  • Ekspozitë e piktorëve të vegjël të Tiranës me 200 punime.

 

Mundësuar nga ProTech
Qnk © 2017