Njoftime

Në datë 13 Shtator në qytetin e bukur të Përmetit, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”,   në bashkëpunim me Bashkinë Përmet organizuan aktivitetin “IN MEMORIAM - ODHISE PASKALI”, në nder të artistit dhe skulptorit të madh me origjinë nga ky qytet Z. Odhise Paskali. Odhise Paskali konsiderohet si një nga artistët më të shquar në Shqipëri. Ai u diplomua në degën e Shkencave Filozofike në Universitetin e Torinos në Itali.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me qendër në Sarandë, në bashkepunim edhe me mbeshtetjen e Bashkisë Sarandë, në datat 18 - 20 Gusht 2016, organizoi në Shëtitoren “Naim Frashëri” buzë detit, Edicionin e Pestë  Kombëtar të Panairit të Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore,“Panair Saranda 2016”.....Shkarko Ftesën

Në sallën“Tefta Tashko Koço”, në Ministrinë e Kulturës, u organizua aktiviteti “Piano - Recital”, nga e talentuara e vogël Shkodrane Nikol Tuka. Ky aktivitet erdhi për të gjithë artdashësit e pranishëm si një iniciativë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Minisrtinë e Kulturës, dy institucione mjaft të rëndësishme në promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja shqiptare si brenda dhe jashtë vendit. Pianistja e vogël Nikol Tuka, edhe pse vetëm 12 vjeç është një nga talentet më të mëdha të vendit tonë....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në  bashkëpunim me Ministrinë e Kultures, hapi në  Hollin e Piramidës datë 3-10 Qershor 2016,  Ekspozitën  personale të piktorit të njohur Leonardo Voci me titull “ARTE MODERNE”. Me një karrierë artistike 22 vjecare, Leonardo Voci, me stilin e tij ekstravagant, komplet abstrakt, modern, brilant dhe i guximshëm në përzierjen e kombinimin e ngjyrave, me profilin e tij, ai është një artist tipik galerie, i përmasave ndërkombëtare....Shkarko Ftesën

Hapet zyrtarisht  në Venecia  Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Bienalen e Venecias,2016.  Pavijoni i Shqipërisë këtë vit titullohet “I Have Left You the Mountain”(Të kam lënë malin.) Kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës "Raportim nga Fronti" të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit.  Përurimi i pavijonit u mbajt më datën 26 qershor, në orën 17.00 në prani të ministres së kulturës, znj.Mirela Kumbaro dhe  personalitete të tjerë të ftuar të artit dhe arkitekturës.

Me propozim të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Presidenti i Republikës   SH.T.Z. Bujar Nishani i akordoi albanologes së shquar italiane Znj. Lucia Nadin, në datë 10 nëntor 2015, titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, në ambjentin e Presidencës.

Shqiperia perfaqesohet me pavionin e saj në EXPO - Milano 2015.Dita kombëtare mbetet ngjarja kryesore e shteteve pjesëmarrëse në EXPO Milano 2015. Shqipëria zgjodhi 19 tetorin, ditën e lumturimit të Nënë Terezës, ditë e rëndësishme kjo, për promovimin e Shqipërisë përmes kulturës, historisë, traditës, gastronomisë dhe resurseve turistike që ofron vendi ynë. ....Shkarko Ftesën

Në Hollin e  Qëndrës Ndërkoombëtare të Kulturës “Arbnori”, në datë 28 korrik 2015 u çel ekspozita Fotografike “Shqipëria Turistike" - Trashëgimia e pasur kulturore arkeologjike dhe nënujore -.

Kjo ekspozitë vjen fill mbas paraqitjes në Parlamentin shqiptar për miratim, të Ligjit të ri për Turizmin nga Qeveria shqiptare. Kështu QNK " Arbnori është kurdoherë në koherencë të plotë me politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e artit dhe të kulturës, per ti dhënë prioritet trashegimisë tonë kulturore dhe promovimit  të saj brenda dhe jashtë kufive të vendit tonë. ......Shkarko Ftesën

Ne datat 13-14 Qershor 2015, atmosfera gazmore dhe shumëllojshmëria e ngjyrave, kanë pushtuar, qytetin e Korçës per te tetin vit rradhasi,  me Festivalin  Nderkombetar " Karnevalet e Korçës 2015 "  festë kjo,  tashmë tradicionale e qytetarëve juglindorë......Shkarko Ftesën

Në datat 5-8 Qershor 2015 në sallëm e Ekspozitave të shoqatës  së njohur Filologjike “Parnasos”, në Athinë, u hap ekspozita fotografike “ Lule në park, statuja në park dhe në ambjente publike”.Kjo ekspozitë u organizua nga Shoqata Greke e Fotografisë në bashkëpunim me shoqatën kulturore të Kipselit dhe shoqatën kulturore “ Fjala e Artit”......Shkarko Ftesën

Në datat 17-23 Maj 2015 në Tiranë qëndroi i hapur “Festivali i Filmit Mjedisor”, i cili erdhi si bashkëpunim ndërinstitucional midis shumë institucioneve të rëndësishme të vendit.Mund të përmendim Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria e Mjedisit, Ministria e Kulturës,Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Nderkombëtare e Kulturës “Arbnori”, Bashkia Tiranë, Bashkia Shkodër, Bashkia Korçë etj, dhe me mbështetjen e OSCE, UNDP, dhe shumë Ambasadave të ndryshme të vendeve europiane......Shkarko Ftesën

Në sallën Black Box të Universitetit të Arteve ditën e premte 24 prill 2015 në orën 9.30 , u zhvillua konkursi "Pirateria dëmton integritetin dhe kulturën e një kombi" - Të respektojmë të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë". Ky aktivitet vjen në kuadër të detyrimeve që burojnë nga Strategjia Kombëtare për Zbatimin e të Drejtave të Pronësisë Intelektuale (2010-2015) si dhe në zbatim të politikave të qeverisë shqiptare  në luftën kundër piraterisë dhe shkeljes së pronësisë intelektuale, Zyra Shqiptare për të drejtën  e Autorit, me mbeshtetjen e Ministrisë së   Kulturës dhe të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, ishin organizatorët kryesorë. .....Shkarko Ftesën

QNK “Arbnori” organizoi aktivitetin “Mbremja e Kultures Shqiptare ne William Paterson University” ne New Jersey, date 5 Mars.Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në vazhdën e aktiviteteve të programuara si brënda dhe jashtë vendit si dhe në kuadër të prezantimit të mirë të kulturës shqiptare, në vendin më të fuqishëm të botës sot, në USA, përmbush një tjetër objektiv të madh të saj, të vitit kalendarik 2015. -.....Shkarko Ftesën

Në Hollin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” u hap ekspozita grafike me titull “Pranverë Rinore 2015”, me të rinjtë e Ateliesë së Grafikës të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Kjo ekspozitë grafike u mundësua falë bashkëpunimit ndërinstitucional midis QNK “Arbnori” dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”. Ky projekt, dhe specifikisht me Atelienë e Grafikës, është paraparë nga QNK “Arbnori” si vazhdë e bashkëpunimit me nxënësit e shkollave në rrethe, siç ishte edhe Durrësi me kolazhin instrumental, dhe tani Tirana me një gjini arti mjaft të vështirë siç është ajo e Grafikës. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Komunën e Venecias, me Bibliotekën e vjetër të qytetit “La Toletta” dhe Komunitetin shqiptar në këtë qytet, organizuan me shumë sukses aktivitetin “Venezia e l’Albania: legami e storici culturali”, ku brenda 2 orëve, para një publiku të zgjedhur nga fushat e politikës, bisnesit, kulturës dhe studimit, u fol mbi lidhjet historike, ku fjalën kryesore e mbajti Znj. Lucia Nadin, e cila ka studiuar këto lidhje shumëshekullore që i ka përmbledhur në librin e saj “Venecia e Shqipëria” -.....Shkarko Ftesën

70 Vjetori i Çlirimit të Atdheut dhe 102 Vjetori i Shpalljes së Pavarësisë - Vlorë 2014 Shqipëria dhe shqiptarët kudo ku ndodhen në Shqiperi dhe diasporë,  festuan  102-vjetorin e Pavarësisë dhe 70-Vjetorit të Çlirimit në datat 28 - 29 Nëntor. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" këtë vit  ishte prezent në qytetin e Vlorës datë 28 Nëntor, në një aktivitet të përbashkët me Bashkinë e qytetit të Vlorës, për kremtimin e kësaj feste. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” pregatiti per këtë Jubile një Prospektus me titull “Skulptura e Parkut në qytetin e Vlorës”, të cilin e shpërndau falas për pjesëmarrësit në ceremoninë e kremptimit të 70 Vjetorit të Çlirimit. Ceremonia e festimeve u bë në sheshin e Flamurit, traditë kjo e përvitshme e kësaj Bashkie. Posteri i 70 vjetorit të Çlirimit, i vendosur në disa pika të këtij qyteti, përmbante logon e Bashkisë së Vlorës dhe asaj të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori". -.....Shkarko Ftesën

Në hollin e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit (TKOB), QNK “Arbnori” ishte prezent me ndihmesën e saj, në promovimin e librit me poezi të regjizorit të TKOB Nikolin Gurakuqi me titull “Himni i Shpirtit”.
Ky libër me poezi është libri i dytë i shkruar nga regjizori i njohur i TKOB, i cili u bë poet pa qenë asnjehere as shkrimtar e as poet.
Nikolin Gurakuqi, që kur ka ikur nga kjo jetë Marsidi,  i biri i tij 26 vjecar, para 2 vjetësh, ka hedhur në letër një tufë poezish që ngjajnë me një tufë ulërimash, të dala nga thellësia e zemrës së copëtuar dhe që i ka titulluar “Himni i Shpirtit”. Libri është  botuar nga Shtëpia Botuese “Muzgu. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës″Arbnori″,  në  bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Krujë, Drejtorinë e Arsimit & Kulturës organizoi aktivitetin me titull  “Të Njohim Historinë e Europës Nëpërmjet Kulturës Tonë Kombëtare”.

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Drejtorinë Arsimore Rajonale  (DAR) dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Jan Kukuzeli” të këtij qyteti, organizon aktivitetin  "E ardhmja e Shqipërisë në BE" - Rinia dhe Kultura shqiptare, pasaportat e sigurta të Shqipërisë në BE, datë 17 Tetor 2014, në sallën e koncerteve "Pjetër Dungu" të kësaj shkolle. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Qendrën e Realizimit të Veprave të Artit, organizojnë ekspozitën fotografike “Skulptura e Parkut në Shqipëri” e autorit Leonardo Voci – Art Menaxher i Qendrës së Realizimit të Veprave të Artit, në Hollin e QNK “Arbnori", datë 09.10.2014, ora 11:00. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun nga data 09.10.2014 deri në datën 19.10.2014. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” dhe Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit dhe Ansambli Popullor, organizon promovimin e librit të studiuesit Dedin Suli “Rexhep Çeliku – Valltari Fluturues” dhe koncertin e Ansamblit Kombëtar të Këngeve dhe Valleve Popullore, datë 24 Shtator 2014, ora 11:00, në hollin koncertor të TKOB. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” organizon aktivitetin “Malësi e Shkodër”, ekspozitë nga piktori, pirografi dhe dizajneri Vilson Frangaj, në Hollin e QNK “Arbnori”, ditën e Premte, datë 19.09.2014, ora 11:00. -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", në bashkëpunim me Seksionin Shqiptar të CIOFF, Këshillin e Muzikës Shqiptare, Bashkinë e qytetit Përmet, Komitetin Shtetëror  të Minoriteteve, Drejtorinë Rajonale të Kulturës Kombëtare Gjirokastër - Sektori Përmet, Shoqatën "Argjiro", me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës,  organizojnë Festivalin Ndërkombëtar "Përmeti Multikulturor - Minoritete dhe Etni". -.....Shkarko Ftesën

Për të shtatin vit radhazi, në qytetin e Korçës do të organizohet Festivali Ndërkombëtar i Karnavaleve, i cili do të  ndezë atmosferën në këtë qytet. Grupet e karnavaleve do t’i ofrojnë  publikut  pjesë të ndryshme si serenatën korçare, titullin kampion në futboll, dasmën,  mbëritjen e verës, harmoninë e fëmijve etj. Në këtë aktivitiet do të marrin pjesë dhe grupe nga shtete të ndryshme si: Bullgaria, Maqedonia, Serbi, Mali i Zi, Slloveni etj. -....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" sjell para një publiku elitar në sallën "Tefta Tashko Koço" të Ministrisë së Kulturës  një Koncert Recital  Duo - për Flaut dhe Piano, të interpretuar nga artistet Anna – Majlinda Spiro dhe Ardita Bufaj, të ndërtuara me vepra nga më të njohurat e kësaj gjinie nga literatura klasike botërore.  Dy solistet e përzgjedhura nga QNK  "Arbnori" janë artiste të mirënjohura me një karriere artistike tepër profesionale. Aktualisht, znj. Anna – Majlinda Spiro është pedagoge në Universitetin e Arteve, ndërsa znj. Ardita Bufaj është koncertmaestër pranë Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit -.....Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, bashkëpunim ndërinstitucional me TKOBAP në Festivalin Balkan Trafik, zhvilluar në Bruksel – Belgjikë, në  datat 1 – 4 Maj 2014 -…. Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", në bashkëpunim me Zyrën Shqiptare për të Drejtat e Autorit, Ministrinë e Kulturës, Ministrinë e Arsimit dhe Drejtoritë Arsimore Rajonale, organizojnë aktivitetin "26 Prill - Dita Ndërkombëtare e Pronësisë Intelektuale". Datë 25 Prill 2014, ora 09:00 -…. Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Ambasadën Greke, dhe Hellenic Photography Society, organizojnë fotoekspozitën "Hellenic Blue – Bluja Greke". Datë 19 Mars 2014 ora 18:00 -…. Shkarko Ftesën

Gazeta “Dielli”, New York, në faqe të parë, në numrin e saj të datës 5 Shkurt 2014 jep këtë informacion për aktivitetin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës  “Arbnori”, datë 9 shkurt 2014, në Kishën “Zoja e Shkodrës” Bronx – New York,-…. Shkarko Ftesën

Aktivitet me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së Bustit të Skënderbeut, Kukës 1939 -…. Shkarko Ftesën

Dita e Bibliotekës në Prizren në kuadrin e “Dita e afrimit mes kulturave, Dialog me Librat” -…. Shkarko Ftesën

Aktiviteti në Tuz, Mali i Zi, Kisha e "Shna Ndout":  "Lutje për Paqe në Botë", 29 shtator  2013 -…. Shkarko Ftesën

Aktiviteti në Bibliotekën "Marlin Barleti" dhe Bashkia Shkodër: "In Memorium" Pjetër Arbnori. Datë 18 shtator 2013-…. Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori", në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Inventarizimit të Pasurive Kulturore, organizojnë Ekspozitën “Portrete” të koleksionistit privat Jaho Brahaj, në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Muzeve. Datë 16 Maj 2013 ora 10:00 -…. Shkarko Ftesën

Aktivitet në Universitetin “William Paterson”, New Jersey, USA, në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Datë 13 Nëntor 2012 -…. Shkarko Ftesën

Shfaqje për dokumentarin "Shqipëria e bukur" -…. Shkarko Ftesën

Lexime të poezive Shqiptare të përkthyera në Greqisht  -…. Shkarko Ftesën

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" në bashkëpunim me Shoqatat Artistike Shqiptare në Athinë "Përmeti", "Lushnja" dhe "Fieri" organizojnë "Koncertin e Madh Festiv", me rastin e 100 Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë dhe 68 Vjetorit të Çlirimit të Atdheut -…. Shkarko Ftesën

Aktivitet me fotografen greke Stamatina Kokinaki në Muzeun Historik Kombëtar, datë 18-21 Tetor 2012-…. Shkako Ftesën

Saranda: “Perla e Jugut, Kulturë – Lashtësi”, datë 5 Tetor 2012 -…. Shkako Ftesën

Berati: “Kulturë 2400 vjeçare, Ejani ta rizbulojmë”, datë 28 Shtator 2012 -…. Shkarko Ftesën

 

Mundësuar nga ProTech
Qnk © 2017