Shkrime për QNK

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me qendër në Sarandë, në bashkepunim edhe me mbeshtetjen e Bashkisë Sarandë, në datat 18 - 20 Gusht 2016, organizoi në Shëtitoren “Naim Frashëri” buzë detit, Edicionin e Pestë  Kombëtar të Panairit të Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore,“Panair Saranda 2016”......lexo më shumë

Në sallën“Tefta Tashko Koço”, në Ministrinë e Kulturës, u organizua aktiviteti “Piano - Recital”, nga e  talentuara e vogël Shkodrane Nikol Tuka. Ky aktivitet erdhi për të gjithë artdashësit e pranishëm si një iniciativë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Minisrtinë e Kulturës, dy institucione mjaft të rëndësishme në promovimin dhe mbështetjen e talenteve të reja shqiptare si brenda dhe jashtë vendit. Pianistja e vogël Nikol Tuka, edhe pse vetëm 12 vjeç është një nga talentet më të mëdha të vendit tonë......lexo më shumë

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në  bashkëpunim me Ministrinë e Kultures, hapi në  Hollin e Piramidës datë 3-10 Qershor 2016,  Ekspozitën  personale të piktorit të njohur Leonardo Voci me titull "ARTE MODERNE". Me një karrierë artistike 22 vjecare, Leonardo Voci, me stilin e tij ekstravagant, komplet abstrakt, modern, brilant dhe i guximshëm në përzierjen e kombinimin e ngjyrave, me profilin e tij, ai është një artist tipik galerie, i përmasave ndërkombëtare......lexo më shumë

Hapet zyrtarisht  në Venecia  Ekspozita e 15-të Ndërkombëtare e Arkitekturës në Bienalen e Venecias,2016.  Pavijoni i Shqipërisë këtë vit titullohet “I Have Left You the Mountain”(Të kam lënë malin.) Kuruar nga Simon Battisti, Leah Whitman-Salkin dhe kolektivi dizenjues Åbäke, pavijoni shqiptar i përgjigjet temës "Raportim nga Fronti" të kuratorit të Bienales Alejandro Aravena, duke paraqitur një gjendje që ka përcaktuar thurrjen urbane të Shqipërisë: arkitektura e zhvendosjes dhe migrimit.  Përurimi i pavijonit u mbajt më datën 26 qershor, në orën 17.00 në prani të ministres së kulturës, znj.Mirela Kumbaro dhe  personalitete të tjerë të ftuar të artit dhe arkitekturës. .....lexo më shumë

Me propozim të Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Presidenti i Republikës   SH.T.Z. Bujar Nishani i akordoi albanologes së shquar italiane Znj. Lucia Nadin, në datë 10 nëntor 2015, titullin e lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”.Në ceremoninë e zhvilluar me këtë rast në ambjentin e Presidencës, Kreu i Shtetit Shqiptar ndër të tjera në fjalën e tij tha.-.....lexo më shumë

Shqiperia perfaqesohet me pavionin e saj në EXPO - Milano 2015.Dita kombëtare mbetet ngjarja kryesore e shteteve pjesëmarrëse në EXPO Milano 2015. Shqipëria zgjodhi 19 tetorin, ditën e lumturimit të Nënë Terezës, ditë e rëndësishme kjo, për promovimin e Shqipërisë përmes kulturës, historisë, traditës, gastronomisë dhe resurseve turistike që ofron vendi ynë. -.....lexo më shumë

Në Hollin e  Qëndrës Ndërkoombëtare të Kulturës “Arbnori”, në datë 28 korrik 2015 u çel ekspozita Fotografike “Shqipëria Turistike" - Trashëgimia e pasur kulturore arkeologjike dhe nënujore -.Kjo ekspozitë vjen fill mbas paraqitjes në Parlamentin shqiptar për miratim, të Ligjit të ri për turizmin nga Qeveria shqiptare. Kështu QNK " Arbnori është kurdoherë në koherencë të plotë me politikat e qeverisë shqiptare për zhvillimin e artit dhe të kulturës, per ti dhënë prioritet trashegimisë tonë kulturore dhe promovimit  të saj brenda dhe jashtë kufive të vendit tonë.. -.....lexo më shumë

Ne datat 13-14 Qershor 2015, atmosfera gazmore dhe shumëllojshmëria e ngjyrave, kanë pushtuar, qytetin e Korçës per te tetin vit rradhasi,  me Festivalin  Nderkombetar " Karnevalet e Korçës 2015 "  festë kjo,  tashmë tradicionale e qytetarëve juglindorë. -.....lexo më shumë

Në datat 5-8 Qershor 2015 në sallëm e Ekspozitave të shoqatës  së njohur Filologjike “Parnasos”, në Athinë, u hap ekspozita fotografike “ Lule në park, statuja në park dhe në ambjente publike”.Kjo ekspozitë u organizua nga Shoqata Greke e Fotografisë në bashkëpunim me shoqatën kulturore të Kipselit dhe shoqatën kulturore “ Fjala e Artit”.  -.....lexo më shumë  

Në datat 17-23 Maj 2015 në Tiranë qëndroi i hapur “Festivali i Filmit Mjedisor”, i cili erdhi si bashkëpunim ndërinstitucional midis shumë institucioneve të rëndësishme të vendit.Mund të përmendim Delegacioni i BE-së në Shqipëri, Ministria e Mjedisit, Ministria e Kulturës,Ministria e Arsimit dhe Sportit, Qendra Nderkombëtare e Kulturës “Arbnori”, Bashkia Tiranë, Bashkia Shkodër, Bashkia Korçë etj, dhe me mbështetjen e OSCE, UNDP, dhe shumë Ambasadave të ndryshme të vendeve europiane. -.....lexo më shumë

Në sallën Black Box të Universitetit të Arteve ditën e premte 24 prill 2015 në orën 9.30 , u zhvillua konkursi "Pirateria dëmton integritetin dhe kulturën e një kombi" - Të respektojmë të drejtat e autorit në Republikën e Shqipërisë".  -.....lexo më shumë 

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” organizoi aktivitetin “Mbremja e Kultures Shqiptare ne William Paterson University” ne New Jersey, date 5 Mars, ora 7-9 pm. Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në vazhdën e aktiviteteve të programuara si brënda dhe jashtë vendit si dhe në kuadër të prezantimit të mirë të kulturës shqiptare, në vendin më të fuqishëm të botës sot, në USA. -.....lexo më shumë  

Në Hollin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” u hap ekspozita grafike me titull “Pranverë Rinore 2015”, me të rinjtë e Ateliesë së Grafikës të Liceut Artistik “Jordan Misja”, Tiranë. Kjo ekspozitë grafike u mundësua falë bashkëpunimit ndërinstitucional midis QNK “Arbnori” dhe Liceut Artistik “Jordan Misja”.   -.....lexo më shumë

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Komunën e Venecias, me Bibliotekën e vjetër të qytetit “La Toletta” dhe Komunitetin shqiptar në këtë qytet, organizuan me shumë sukses aktivitetin “Venezia e l’Albania: legami e storici culturali”. -.....lexo më shumë

Vlorë. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës "Arbnori" dhe Bashkia Vlorë organizuan në “Sheshin e Flamurit” aktivitetin “Vlora, Kryeqyteti i parë i Shqipërisë së Pavaruar”, me rastin e 70-Vjetorit të Çlirimit të Shqipërisë dhe 102-Vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë, datë 28 Nëntor 2014.

Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës″Arbnori″,  në  bashkëpunim me Bashkinë e qytetit Krujë, Drejtorinë e Arsimit & Kulturës organizoi aktivitetin me titull  “Të Njohim Historinë e Europës Nëpërmjet Kulturës Tonë Kombëtare". -.....lexo më shumë

Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës “ Arbnori”, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës, Drejtorinë Arsimore Rajonale  (DAR) dhe Shkollën e Mesme të Muzikës “Jan Kukuzeli” të këtij qyteti, organizoi  në datën 17 tetor 2014, në sallën e koncerteve "Pjetër Dungu" të kësaj shkolle, aktivitetin  me titull " E ardhmja e Shqipërisë në BE" - Rinia dhe Kultura shqiptare, pasaportat e sigurta të Shqipërisë në BE. -.....lexo më shumë

Në ambjentet e Qëndrës Ndërkombëtare të Kulturës "Arbnori, në datat 9-19 Tetor 2014, qëndroi e hapur ekspozita “Skulpturat e Parkut në Shqipëri”, bashkëpunim ky midis QNK " Arbnori" dhe Qendrës Realizimit të Veprave të Artit. -.....lexo më shumë

Gjatë promovimit të librit “Rexhep Çeliku Valltari Fluturues” nga studjuesi i mirënjohur Dedin Suli, morën pjesë shumë personalitete të njohura në botën e artit dhe letërsisë. Libri ngjalli shumë interes tek të pranishmit duke i shtyrë të bëhen pjesë e ngjarjeve të treguara me detaje në të dhe ta perjetojnë sikur të ishte duke u ndodhur atyre. -.....lexo më shumë

Në Hollin e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori” qëndroi e hapur ekspozita Malësi e Shkodër” e piktorit dhe dizenjatorit të talentuar Vilson Frangaj. Kjo ekspozitë, ku tradita ndërthuret me modernen, veshjet popullore sillen të stilizuara në kolor dhe ngjyra, nuanca të forta folklorike, zbërthehen në interpretime unike autoktone. -.....lexo më shumë

Gjatë promovimit të librit Rexhep Çeliku”Valltari Fluturues” nga studjuesi i mirënjohur Dedin Suli, morën pjesë shumë personalitete të njohura në botën e artit dhe letërsisë. Libri ngjalli shumë interes tek të pranishmit duke i shtyrë të bëhen pjesë e ngjarjeve të treguara me detaje në të dhe ta perjetojnë sikur të ishte duke u ndodhur atyre. -.....lexo më shumë

Festivali Ndërkombëtar "Përmeti Multikulturor 2014" u zhvillua në Përmet në datat 21 – 23 Qershor 2014. Ai është një aktivitet i programuar  dhe ka disa vjet që  ngre siparin në Ditën Botërore të Muzikës dhe këtë vit shënoi  edicionin e tij të 12. -.....lexo më shumë

Në qytetin e Korçës shumëllojshmëria e ngjyrave, festivali dhe atmosfera gazmore kanë pushtuar me karnavalet, festën tashmë tradicionale të qytetarëve juglindorë. -.....lexo më shumë

Shpirti i Francës, muzika klasike erdhi nën interpretimin e flautistes Anna Majlinda Spiro dhe pianistes Ardita Bufaj. Organizuar nga Qëndra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës `Duo Recitali` solli një repertor tepër elegant -.....lexo më shumë

Letra e falënderimit e Eurokomisioneres Kristalina Georgieva, dërguar Ambasadorit të Shqipërisë në Belgjikë, z. Ilir Tepelena, me rastin e Festivalit “Balkan Trafik” -.....lexo më shumë

Informacion nga website zyrtar i Festivalit “Balkan Trafik” - ... lexo më shumë

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar, Ambasadën Greke dhe Hellenic Photography Society, organizojnë fotoekspozitën “Hellenic Blue – Bluja Greke”, në hyrjen qëndrore të Muzeut Historik Kombëtar, datë 19 Mars 2014, ora 18:00  -...lexo më shumë

Shkrim i kuratorit të ekspozitës “Hellenic Blue – Bluja Greke”, z. Leonardo Voci -...lexo më shumë

Aktivitet në Korfuz. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” organizon mbrëmjen poetike me poezi shqipe të përkthyera në greqisht në “Qendrën e Leximit të Poezisë” të shumë gjuhëve të botës -...lexo më shumë

“Shqipëria e Bukur – Saranda” promovohet në New York, USA. Në kuadrin e festimeve të 100 Vjetorit të Pavarësisë, Konsullata e Përgjithshme e Shqipërisë në bashkëpunim me Organizatën “Motrat Qiriazi” dhe Qendrën Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, Tiranë, organizoi të enjten, 15 Nëntor, ora 18:30 në “Cinema Village” Manhattan, New York, shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda” -...lexo më shumë

“Nata Shqiptare”. Në kuadër të 100 Vjetorit të Pavarësisë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë dhe Universitetin “William Paterson” New Jersey, USA, promovuan kulturën shqiptare me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance Saranda” dhe u bë prezantimi i librit “Odhise Paskali Themelues i Skulpturës Shqiptare”, studime nga piktori Leonardo Voci -...lexo më shumë

“Lule, Dashuri, Paqe”. Na dhurohet një tufë lule në prag të 100 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Ekspozitë në Muzeun Historik Kombëtar. Tërhequr nga TV Ora News, datë 20 Tetor 2012. -...lexo më shumë

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Muzeun Historik Kombëtar organizojnë në ditën e Lumturimit të Nënë Terezës, ekspozitën e fotografes greke Stamatina Kokinaki “Flowers, Love, Peace”  -...lexo më shumë

Bashkia Berat. Aktivitet me rastin e 29 Shtatorit, Dita Kombëtare e Trashëgimisë. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Bashkinë Berat, organizuan në ambientet e Qendrës Mesjetare Berat, aktivitetin “Berati: Kulturë 2400 vjeçare – Ejani ta Rizbulojmë”, ku ndër të tjera u prezantua për të ftuarit ekspozita “E kuqja e Onufrit” si dhe u promovuan dy botimet e QNK “Arbnori” “Historia e Bashkimit Evropian” dhe “Historia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës” -...lexo më shumë

Promovim libri nga Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” në Muzeun Historik Kombëtar. Një libër për prodhimin e verës Bio për herë të parë në bibliotekën tonë bujqësore. Vera, kjo pije magjike gjithmonë ka qenë në qendër të vëmendjes së njerëzimit. Pse? Për vlerat e saj të veçanta. -...lexo më shumë

Shkodër. Aktivitet i Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”,  “In Memorium”, kushtuar Pjetër Arbnorit, politikanit dhe shkrimtarit të shquar shqiptar, emrin e të cilit mban ky Institucion. -...lexo më shumë

Në prag të ditës së Lumturimit të Nënë Terezës, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori” organizoi në ambientet e Kishës Katolike të Shna Ndout, në Tuz të Malit të Zi, aktivitetin “Lutje për Paqe në Botë". -...lexo më shumë

 

Mundësuar nga ProTech
Hacked By JEMBUTMAWUT © 2017