Në 2016

  • Sarandë. 18 - 20 Gusht 2016 - Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me AJMMI (Agjencia Joniane e Mjedisit, Medias dhe Informacionit) me qendër në Sarandë, në bashkepunim edhe me mbeshtetjen e Bashkisë Sarandë, në datat 18 - 20 Gusht 2016, organizoi në Shëtitoren “Naim Frashëri” buzë detit, Edicionin e Pestë  Kombëtar të Panairit të Suvenireve Turistike me qasje Mjedisore,“Panair Saranda 2016”.
  • Tiranë. 29 Qershor 2016 - Në sallën“Tefta Tashko Koço”, në Ministrinë e Kulturës, u organizua aktiviteti “Piano - Recital”, nga e talentuara e  vogël Shkodrane  Nikol Tuka. Ky aktivitet erdhi për të gjithë artdashësit e pranishëm si një iniciativë e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës “Arbnori”, në bashkëpunim me Minisrtinë e Kulturës.
  • Tirane. 3-10 Qershor, 2016. Qendra Ndërkombëtare e Kulturës “Arbnori”, në  bashkëpunim me Ministrinë e Kultures, hapi në  Hollin e Piramidës datë 3-10 Qershor 2016,  Ekspozitën  personale të piktorit të njohur Leonardo Voci me titull "ARTE MODERNE".
  • Venecia- 26 Qershor 2016 - Pavijoni shqiptar në Bienalen e Arkitekturës në Venecia u promovua mbrëmjen e 26 majit.  Në pavijonin shqiptar aty ku arkitektura ndërthuret me “iso-polifoninë”, një muzikë e kënduar nga katër grupe folklorike tekstet e të cilave janë shkruar nga shqiptarët dhe personalitete të tjera ndërkombëtare.

Mundësuar nga ProTech
Hacked By JEMBUTMAWUT © 2017